http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ne pese shekujt e fundit marrëdhënia jone kulturore dhe shpirtërore me Europen ka kaluar kryesisht nga dyert e Shën Pjetrit, duke njohur kulmin me heroin kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, e pastaj me Gjon Buzukin, ?Meshari? i te cilit ruhet nga Biblioteka Apostolike, marrëdhënia jone me Vatikanin përjetoi edhe kohen e harresës gjate komunizmit. Këtë 7 Shtator u mbushen plot 23 vjet te vendosjes se marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë se Shenjte e Shqipërisë ne rang Nunciature Apostolike per Vatikanin dhe Ambasade per Shqipërisë. Ambasadori i pare i Selisë se Shenjte ne Shqipëri u emërua me 28 tetor te vitit 1991, imzot Ivan Dias, i cili sot është kardinal. Ndërsa ambasadori i pare i Shqipërisë pranë Vatikanit u emërua ne vitin 1993, Villy Kamsi, i cili Letrat Kredenciale tek Papa Gjon Pali i paraqiti me 22 Prill 1993, tre dite para vizites historike te Atit te Shenjte ne Shqiperi. Por, qe ne vitin 1951, sekretaria e Shtetit te Vatikanit vendosi qe Radioja e Papes te flase edhe ne gjuhen shqipe. Ndërsa ne tetor te vitit 1960, gjate vizitës ne Otranto te Italisë, Papa Pali iu drejtua per here te pare popullit shqiptar me nje mesazh i cili edhe pse pertej brigjeve shprehte dashurinë per klerin e martirizuar nga diktatura komuniste.