Besimtaret në shesh për Papën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mënyre te organizuar, besimtaret katolik e jo vetëm nga e gjithë Shqipëria kane ardhur qe ne orët e para te mëngjesit te sotëm ne sheshin ?Nene Tereza? ne pritje te atit te shenjte. Mijëra besimtare katolik kane treguar entuziazmin e tyre duke e cilësuar këtë dite si me te veçanten, dhe me te gëzueshmen per fenë e tyre e per te gjithë shqiptaret. Entuziazmi i pelegrinëve te mbledhur përgjatë te gjithë sheshit ishte i madh, sidomos ne momentin kur papa kaloj para besimtareve duke i përshëndetur e bekuar. Përgjatë bulevardit ?Dëshmoret e Kombit? ishin te vendosura edhe tenda, ku motër Adelina bashke me motrat e tjera te ardhura nga Italia, Sllovenia e Afrika luten ne shqip. Mesazhet e paqes e dashurisë kane qene te shumta ne kete dite te shënuar ."Duhet t'i rikthejmë shpresën të rinjve, të ndihmojmë të vjetrit, të jemi të hapur për të ardhmen, të shpërndajmë dashurinë. Jini të varfër mes të varfërve. Duhet të përfshijmë të përjashtuarit dhe të predikojmë paqe" ka thëne Papa Françesku ne fjalimin e tij.

Free Traffic Exchange