Katrina Shala: Rrëfej emocionet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 2 mije persona patën privilegjin te përzgjidheshin per te ndjekur meshën, e mes tyre edhe kjo grua këtu e cila është fiksuar nga kamerat. Është Katrina Shala 21 vite nga ajo dite. Gruaja qe sot është 72 vjec, ka rrëfyer per vizion plus përjetimet e asaj dite. Besimtarja katolike i ka ende te freskëta emocionet, kur mori ftesën per te vajtur ne Shkodër e per te pare nga afer Papa Vojtilen. Ish-mesuesja e shkollës fillore, e cila edhe pse me origjine nga Shkodra jeton qe prej viteve ?60 ne kryeqytet, e ka te forte lidhjen me besimin. Aq sa kur e pyet se cfare ndjeu kur pa Papa Vojtilin nga afër ate 25 Prill, Katrina nuk e kursen mallëngjimin. Fatkeqësisht përveç këtyre imazheve te turbullta te vitit 1993, Katrina nuk ka asnjë fotografi nga ajo dite. Megjithate, ajo eshte e bindur se do ta ketë nje tille, por nga 21 Shtatori i këtij viti, pasi besimtarja do te shohë nga afer nje tjetër Pape. Ajo shprehet se ditën e ardhjes se Papa Franceskut do te jete ne sheshin ?Nene Tereza? per te ndjekur meshen, ne viziten e tij ne Shqipëri qe ajo e sheh si nje bekim.

Free Traffic Exchange