Të gjitha rrugët këtë të diel të çonin drejt bulevardit. Mijëra qytetarë të Tiranës, por të ardhur edhe nga qytete të tjera dhe madje edhe nga vendet e rajonit, vërshuan herët në mëngjes drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për të ndjekur vizitën dhe meshën e Atit të Shenjtë, e për të qenë të parët në rradhë pranë kangjellave kufizuese në bulevardin kryesor.