Strukturat paralele të PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 3 javesh Partia Demokratike ka ndryshuar mënyrën e funksionimit duke e përshtatur aktivitetin politik me vendimin e grupit parlamentar per te qëndruar per nje kohe relativisht te gjate jashte parlamentit. Ne përpjekje per te mbushur boshllëqet e krijuara nga mungesa e deputeteve ne komisione dhe seance plenare , pd ka vendosur te ngreje grupe pune qe jane 8 po aq sa eshte dhe nr i komisioneve te përhershme te parlamenti me te njejten perberje si komisionet e qe po punojne me te njëjtin kalendar si dhe parlamenti. Edhe vete deputetet demokrate jane te qarte se kjo strategji nuk mund te kete te njejten vlere si pjesëmarrja ne kuvend, ku deputetet kane te drejte te thërrasin ministrat per ceshtje te caktuara apo te propozojne mendime mbi ligje; por sipas tyre kjo eshte rruga qe iu eshte imponuar nga vete maxhoranca. Por, per analistet, bojkoti dhe strategjia per krijimin e strukturave paralele eshte e gabuar pasi opozita e ka vendin ne parlamentNe datat 27-28 shtator partia demokratike do te mbledhe forumin me te larte te saj, kuvendin por pak gjasa ka qe ky moment te sherbeje qe lulzim basha te shpalle kthimin e pd ne kuvend

Free Traffic Exchange