Masat për vizitën e papës, bllokohen rrugët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia ka dhënë urdhër per pajisjen me njoftime ne te gjitha linjat e transportit urban për t?i vene ne dijeni qytetaret se me rastin e ardhjes se papës asnjë prej linjave nuk do te funksionoj. Por, jo te gjithë autobusët e kane këtë lajmërim. Policia ndërkohë ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke lëne ne terren 2500 efektive. Qendra e kryeqytetit dhe disa rruge kryesore do te bllokohen per automjetet, duke nisur qe nga mbrëmja e te shtunës. Policia ka bere te ditur se do te ndalohet lëvizja e makinave nga ora 20.30 e te shtunës deri ne orën 19.00 te se dielës ne sheshin Nene Tereza, i kufizuar me rrugët Skerdilajd Llagami dhe Abdyl Frasheri. Gjithashtu, nga ora 06.00 deri ne orën 19.00 te se dielës ne te gjitha rrugëkalimet qe te çojne ne sheshin Nene Tereza, ne bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ne sheshin Skenderbej, nuk do te lejohen makinat. Policia do te bllokoje edhe parkimin e automjeteve nga ora 12.00 e ditës se shtune e deri ne orën 20 te se dielës, per 13 rruge kryesore ne gjithë kryeqytetin. Nder to përfshihen bulevardi Dëshmorët e Kombit, Zogu i Pare, Zhan Dark, rruga e Durresit, e Elbasanit, e Kavajes, rruget kryesore te Tiranes se Re, unaza e re deri te sheshi Shqiponja etj. Gjithashtu ne Tirane nuk do te lejohen te kalojnë automjetet e tonazhit te rende mbi 7.5 ton, ndërsa makinat e mbyllura do te kontrollohen shpesh. Sa i takon pelegrinëve, ata do te vijnë me autobusë deri ne periferi dhe vetëm deri ne orën 8 te mëngjesit. Pjesëmarrësit ne ceremonitë per papën do t?i nënshtrohen kontrolleve me detektor metalesh ne 27 pika te ngritura per këtë qellim. Çdo person duhet te ketë me vete edhe dokumentin e identifikimit. Sa i takon lëvizjes drejt Rinasit dhe fshatit Bubq, ajo do te kufizohet ne oraret kur aty do te kaloje kreu i Vatikanit. Ndërkohë, gjate gjithë kohës ne terren do te jene policia, agjentet e shërbimit sekret, agjentet e sigurisë se mbrojtjes, trupat e gardës si dhe njësite e emergjencave civile.

Free Traffic Exchange