http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të vizitës së Papës në Shqipëri ka pasur edhe një varg përshëndetjesh nga figurat më të rëndësishme të politikës në Kosovë. Kryeministri Hashim Thaçi, përmes një reagimi në ?Facebook?, shpreh mirënjohje që Papa zgjodhi Tiranën në vizitën e tij të parë europiane. Sipas Thaçit, vizita e tij nxjerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, i cili duhet të shërbejë si shembull për gjithë botën. Kjo ngjarje dëshmon gjithashtu përcaktimin e popullit tonë për t?u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit, thekson ai. Në të njëjtën linjë është edhe kreu i AAK-së, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj. Sipas tij, shqiptarët, në marrëdhëniet shekullore, i kanë dhënë qytetërimit perëndimor, heroin kombëtar dhe të Europës, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, e dijetarë të mëdhenj si Pjetër Bogdani, e deri te humanistja e madhe, Nënë Tereza. Ndërsa lëvizja Vetëvendosje, përmes një letre që kryetari i saj Albin Kurti i ka dërguar Atit të Shenjtë, kërkon nga Vatikani që të njohë shtetin e ri të Kosovës. ?Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap drejt fuqizimit të popullit të Kosovës në luftën tonë për të realizuar një jetë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët tanë. ?Të njëjtën kërkesë bën edhe partia Aleanca Kuqezi në Shqipëri. Vizita e Papa Françeskut në vendin tonë, po përjetohet nga shqiptarët kudo që ndodhen dhe këtë e dëshmon edhe reagimi i liderëve të Kosovës.