Mustafa për seancën konstituive Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa i bën thirrje drejtueses së seancës konstituive Flora Brovina, që të thërrasë sa më parë deputetët në vijimin e kësaj seance. Përmes një postimi në ?Facebook?, Mustafa tha se Brovina nuk duhet të presë më, sepse nuk do të ndodhë ndonjë mrekulli. ?Le ta thërrasë vazhdimin e seancës. Le të provojë PDK me kandidatë, dhe nëse nuk fiton të mbyllet ky cikël i dështimeve?, shkruan Mustafa. Më tej ai vijon duke thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri me diversitet dhe shumica e përbërë nga LDK, AAK, Nisma e Vetëvendosje, së bashkua me partitë e minoriteteve e garantojnë këtë. Ky diversitet, sipas tij, do të mundësojë që kjo qeverisje të mos prodhojë sistem të korrupsionit, krimit të organizuar dhe të mos mund të kapë shtetin. Në rast se zonja Brovina nuk thërret së afërmi seancën konstituive, burime brenda bllokut janë shprehur se mund ta bëjnë vetë këtë. Sipas këtyre burimeve, treshja LDK, AAK dhe Nisma, të mbështetura edhe nga Vetëvendosje, do të provojnë që të përsërisin seancën konstituive.