http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pasi parlamenti miratoi shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit, Presidenti i Republikës hap garen per zgjedhjen e kreut te ri te bankës, i cili sipas nenit 161 pika 2 e kushtetutës zgjidhet nga kuvendi me propozim te kreut te shtetit.?Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 ?Për Bankën e Shqipërisë?, i ndryshuar.Çdo i interesuar mund të aplikojë dhe kontaktojë në adresën aplikime@president.al. Shprehja e interesit nga çdo i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacion të skanuar në përputhje me Ligjin Nr. 8269, dt. 23.12.1997 ?Për Bankën e Shqipërisë?, i ndryshuar?.Nga ky njoftim i Presidentit te Republikës lexohen qartësisht këndvështrimet e ndryshme qe ndan kryeministri dhe kryetari i shtetit per procesin e zgjedhjes se guvernatorit.Se pari Kryeministri Rama ka theksuar se preferon nje guvernator te huaj, gje te cilen ia ka shprehur edhe vete presidentit nishani. Por kreu i shtetit ka ftuar te aplikojnë vetëm shtetasit shqiptare.Një tjetër çështje per te cilet presidenti dhe lideri i maxhorances ndajnë qëndrime te ndryshme eshte edhe interpretimi i ligjit per bankën; pasi kryeministri gjykon se guvernatori duhet te jete nje prej anëtareve te këshillit mbikëqyrës. Vete Rama e ka publikuar tashme nje adrese emaili duke ftuar te gjithe ekspertet te aplikojne per tu bere anetare te këshillit mbikëqyrës. Ndërkohe qe me leximin qe kreu i shtetit i ben ligjit per bankën nuk ka detyrim te zgjedhe kandidatin per guvernator nga 9 anëtaret e këshillit.Por pavarësisht diferencave te dukshme mes Bujar Nishanit dhe Edi Rames; te dy politikanet ne qëndrimet publike jane treguar te kujdesshëm duke nënvizuar vullnetin per te gjetur kompromis per emrin e Guvernatorit te ri.