Publikohet raporti i OSBE-së për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Florian Raunig prezantoi në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, raportin vjetor për Shqipërinë. OSBE vë në dukje se pavarësisht hetimeve dhe ndjekjeve penale, ende nuk është dënuar ndonjë zyrtar i lartë për korrupsion. ?Megjithëse autoritetet kanë nisur hetimin dhe ndjekjen penale të disa zyrtarëve për akuzën e korrupsionit, ende nuk ka ndonjë historik të identifikimit dhe dënimit të zyrtarëve të korruptuar të nivelit të lartë. Një sërë vrasjesh të nivelit të lartë të personaliteteve të biznesit dhe zbulimi i një vjedhjeje të konsiderueshme në Bankën e Shqipërisë kanë vazhduar të japin përshtypjen se shteti i së drejtës është ende i brishtë. Megjithatë, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi në shtator 2014 se prokurorët shqiptarë po hetojnë një numër zyrtarësh të lartë të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.? Në dokument theksohen masat e qeverisë kundër kultivimit të drogës dhe reforma territoriale, si pikat kyçe që çuan edhe në marrjen e statusit kandidat në qershor. ?Më të dukshmet ishin arritjet në hapat e hershëm kundër kultivimit të drogës: përpjekja e suksesshme për të rivendosur kontrollin në Lazarat, qendra famëkeqe e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, është pasuar nga operacione të ngjashme në zona të tjera të vendit. Qeveria, po ashtu, ka dëshmuar qëndrueshmëri në drejtimin e një reforme strategjike dhe aq të domosdoshme në strukturën e qeverisjes vendore. Ky vrull çoi në arritjen më domethënëse gjatë periudhës së raportimit: vendimin e Këshillit Evropian, në qershor 2014, për t?i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.? Por sipas ambasadorit Raunig mungesa e bashkëpunimit politik mes palëve po dëmton procesin e reformave. ?Qeveria dhe opozita nuk kanë dëshmuar aftësi për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive ? as për reforma, si reforma administrativo-territoriale, për të cilat të dyja palët bien dakord që janë jetësore. Kjo gjë vijon të dëmtojë besueshmërinë dhe ritmin e axhendës së reformave. Polarizimi politik ka dëmtuar punën dhe atmosferën në parlament. Opozita nuk ka marrë pjesë aktive në disa procese të rëndësishme reformash dhe një numër i konsiderueshëm paketash legjislative të rëndësishme është miratuar vetëm me votat e shumicës.? Korrupsioni në gjyqësor, theksohet në dokument, është një nga pengesat themelore për një demokraci plotësisht funksionale në Shqipëri. Megjithatë, në raportin e OSBE-së, nënvizohet se reforma në drejtësi është bërë gjithnjë e më shumë një çështje përplasjesh të hapura mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) ? kryesuar nga Presidenti i Republikës.