http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kreu i financave Ridvan Bode e quan një mashtrim të radhës shtesën prej 32 milion dollarësh që qeveria miratoi një ditë më parë gjatë rishikimit të buxhetit. Sipas deputetit demokrat, qeveria ka dështuar pasi jo vetëm ka rritur taksat, por nuk ia ka dalë t?i mbledhë ato sipas planit. Akciza, tatimi mbi fitimin dhe taksat nacionale, të gjitha që pësuan një rritje këtë vit, janë me mosrealizim. Gjatë konferencës për shtyp Bode akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin publik me 302 milionë dollarë më shumë se një vit më parë dhe këtë e ka bërë në një kohë kur ka ulur shpenzimet për investime me 220 milion dollarë. Buxheti i miratuar nga shumica u kritikua për ulje të investimeve publike, çka sipas opozitës sjell kontribute të pakta në ekonomi. Por qeveria Rama e kishte bere te qarte se ne fillim do te shlyente borxhet ndaj bizneseve. Deri tani janë paguar 250 milion dollarë për detyrime të prapambetura, ndërsa një ditë më parë qeveria miratoi edhe një shtesë prej 150 milion dollarësh për veprat e infrastrukturës.