Sqarohet kaosi me tekstet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fragmentet e teksteve qe janë publikuar ne rrjetet sociale, nuk janë pjese e librave shkollore. Një dite pas akuzave te ngritura per cilësinë e teksteve te nxënësve, këshilltari pranë Ministres se Arsimit, Agim Leka sqaron se pjesët e komentuara ne rrjetet sociale janë marre nga libra qe nuk i përkasin arsimit parashkollor apo nga tekste qe sot janë skualifikuar për cilësi te dobët. Sa i përket pjesës se shumëpërfolur te leximit te klasës se dyte ?Shkumësi magjik? specialistet e ministrisë sqarojnë se tregimi nuk eshte publikuar i plote dhe ne tërësi nuk përmban elemente te papranueshëm dhe joedukativ. Drejtues ne dikasterin e arsimit pranojnë se ende ne shkolla ka probleme me cilësinë e librave per shkak per altertekstit. Këshilltari Agim Leka deklaron se vitin e ardhshëm te gjitha programet mësimore do t?i nënshtrohen disa fazave te seleksionimit, ndërsa nje tekst nuk do te këtë me shume se dy alternativa. Vetëm këtë vit Ministria e Arsimit hoqi nga tregu i librit shkollor 120 tituj te dobët. Ky proces erdhi pas shqyrtimit te teksteve nga ekspertet por dhe grupet e mësuesve te ngritur pranë çdo shkolle.