Kushtetuesja: Kundër regjistrimit të numrave celulare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e qeverise per ngritjen e bazës se te dhënave dhe regjistrimin e kodeve IMEI te telefonave celulare. Vendimi i trupës se gjyqtareve ka ardhur pas shqyrtimit te kërkesës se nje grupi deputetesh demokrate te cilët e cilësuan antikushtetues dhe shkelje te te dhënave personale nismën ligjore te Këshillit te Ministrave. Ne fakt kjo ka qene një nga çështjet me te debatuara te kësaj vere mes qeverise dhe opozitës. Ne daljet e shpeshta për median eksperte dhe përfaqësues te qeverise kane argumentuar se vendimi nuk cenon privatësinë e shqiptareve. Por, pas çdo argument te mazhorances kundërpërgjigjej opozita duke përsëritur se vendimi i qeverise synonte te përgjonte jetën private te çdo shqiptari. Sot pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, vendimi është vlerësuar nga demokrati Eduart Halimi i cili e ka cilësuar një hap para ne drejtësi. Ne qershor te këtij viti qeveria vendosi ngritjen e bazës se te dhënave per regjistrimin e numrave IMEI te çdo telefoni celulare. Kjo nisme shkaktoi reagime te ashpra nga opozita te cilat u pasuan nga një kërkesë depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese. Tashme kjo e fundit pas pezullimit pritet te dale me nje vendim përfundimtar.

Free Traffic Exchange