Aksion antiterror në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kosovës arreston 15 persona, klerike muslimane e politikane, te dyshuar se kanë kryer vepra penale kunder rendit kushtetues dhe sigurisë.Aksioni është kryer sot në mëngjes herët dhe është shtrirë në 16 rajone të ndryshme. Në pranga kanë rënë 12 imamë dhe tre persona të tjerë.Mes të prangosurve janë imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, imami i Pejës Enes Goga, imami i Mitrovicës Enis Rama, si dhe kreu i Lëvizjes Islame ?Bashkohu?, Fuad Ramiqi.Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, gjatë aksionit janë sekuestruar edhe prova materiale.Dyshimi më i madh është se të arrestuarit mund të kenë lidhje me grupet radikale ISIS dhe Al Nusra dhe merreshin me rekrutimin e njerëzve që i çonin në Siri dhe Irak. Autoritetet policore theksojnë rrezikun që u kanoset qytetarëve nëse iu bashkohen këtyre organizatave terroriste. ?Një pjesë e madhe e këtyre organizatave siç janë Al-Nusra dhe ISIS, janë të shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtarë si dhe të njohura si të tilla edhe nga institucionet vendore?, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë. Bashkësia Islame e Kosovës reagoi për arrestimet nëpërmjet zëdhënësit Ahmet Sadriu. Ai shprehu brengën e bashkësisë por theksoi se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. ?Ne e kemi thënë edhe me parë dhe po e përsërisim, të gjitha paraqitjet e tyre janë publike dhe përgjegjësia është individuale?, ka thënë Sadriu. Imami i xhamisë së madhe të Prishtinës Krasniqi ishte shoqëruar në polici edhe më 4 shtator, por pas marrjes në pyetje u la i lirë, ndërsa hetimet vijonin. Ndërsa më 11 gusht të këtij viti, policia e Kosovës arrestoi mbi 40 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah ISIS dhe Al Nusrës. Arrestimet e sotme u përshëndetën nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ajo tha se aksioni shpreh përkushtimin e institucioneve për ruajtjen dhe garantimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, sigurisë kombëtare të qytetarëve të saj dhe aleatëve. Edhe SHBA, përmes një postimi në ?Tëitter? të ambasadores në Prishtinë, Trejsi Xhekobson, përgëzoi autoritetet për qasjen e saj proaktive kundër luftëtareve të huaj dhe ekstremizmit.