PD mbledh Komisionin e Ekonomisë dhe Ligjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Strukturat paralele te opozitës duket se tashme kane marre forme. Me te njëjtin kalendar pune si dhe Komisionet e Kuvendit, me te njëjtat drafte ligjore ne selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur deputetet demokrate te komisionit te Ligjeve dhe Ekonomisë per te shqyrtuar ndryshimet ne ligjin per prokurorimet publike.Te çliruar nga rregullat e nje mbledhje te zakonshme te nje komisioni parlamentar; pa pasur nevoje per kuorumin qe i ben mbledhjet te vlefshme, pa nje relator per ligjin, pa bezdinë e nje kryetari socialist qe jo gjithmonë te jep te drejtën e fjalës; mbledhja e drejtuar nga Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi ka zgjatur vetëm pak minuta, aq sa per te shprehur kritikat ndaj draftit te qeverise. Kjo mbledhje pati edhe nje vendimmarrje qe këta deputet ia njohin vetëm vete njeri-tjetrit, dhe për me tepër per te cilen nuk paguhen, pasi prej 10 korrikut kuvendi ia ka ndërprere pagat. Megjithatë edhe ne keto kushte demokratet vendosen te ngrëne 2 grupe pune: Grupi i parë i punës do të informojë partnerët ndërkombëtarë për mungesën totale të transparencës në lidhje me prokurimet publike. Dhe grupi i dytë i punës, do të analizojë mbi 1400 praktika të prokurorimit të drejtpërdrejtë që ka bërë qeveria, ku ka dyshime serioze për korrupsion aktiv. Dhe konkluzionet do ti dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme.