Shembuj me dhunë në librat për fëmijë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo eshte një pjese nga tekstet shkollore qe mësojnë fëmijët e fillores. Dhe dhjetëra shembuj te tille me dhune, vrasje veprime te dëmshme per shëndetin jane denoncuar këto dite ne rrjetet sociale. Edhe pse kete vit numri i alternativave te teksteve, eshte reduktuar serish prindërit kane arritur te gjejnë ne ta, mësime qe rrezikojnë edukimin deri edhe shëndetin e te vegjëlve. Ndaj ministria e arsimit ka udhëzuar te gjithe mësuesit e shkollave te rikontrollojne me imtësi tekstet e përzgjedhura per çdo gabim apo pasaktësi. Megjithatë ndërsa flasim me mësues e drejtues shkollash, ata na pohojne se pjese te tilla si Shkumësi Magjik janë lehtësisht te perjashtueshme, por si do te veprohet me tekste te tjera si p.sh ato te historisë? Mësuesit qe bashke me prindërit kane çuar vërejtët e para ne Ministrinë e Arsimit, theksojnë se problemet janë te shumëllojta. Ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka premtuar se nuk do te lejohen me te qarkullojnë libra te tille ne shkolla. Kete vit Ministria e Arsimit nxori nga qarkullimi 130 tituj librash dhe kërkoi rishikimin e dhjetëra te tjerëve. Por duket se alternativat e shumta te teksteve shkollore bëjnë te pamundur filtrimin e plote te cdo mesimi. Ndaj reforma e sistemit parauniversitar parashikon reduktim ne 1 maksimumi ne dy alternativa per çdo tekst.

Free Traffic Exchange