http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak dite pas nisjes se vitit shkollor, përmbajtja problematike e disa prej teksteve shkollore ne arsimin 9-vjeçar ka sjelle denoncime te shumta ne rrjetet sociale. Shembuj skandaloze nga me te ndryshmet, si probleme fizike pa zgjidhje, shembuj me dhune dhe vrasje per tu diskutuar ne klase, janë çka fëmijët shqiptare mësojnë në shkolla. I tillë është edhe ky tekst i klasës së dytë fillore që i mëson fëmijët si të kryejne veprime te rrezikshme per shëndetin, vetëm qe te mungojnë ne shkolle. Ky fenomen ka sjellë edhe reagimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Denoncimi i disa prej teksteve ne mediat sociale ka sjelle publikimin e dhjetëra rasteve të tjera, këtë here nga prindërit e fëmijëve, te cilët kane kërkuar masa urgjente nga autoritetet.