http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha zonat në kryeqytet ku tregtohen produkte ushqimore nga shitësit ambulantë janë nën monitorimin e inspektorëve të autoritetit kombëtar të ushqimit. AKU ka dy javë që ka ndërmarrë një aksion për të kontrolluar standardet dhe sigurinë e ushqimeve në këto tregje informale dhe në bazë të rezultateve do të bëjë propozime në minibashkitë përkatëse për masat që duhet të merren. Sipas drejtorit të vlerësimit në autoritetin kombëtar të ushqimit Besnik Jakaj disa tregje rrezikojnë të mbylljen. Por edhe pse në vite janë ndërmarrë aksione për mbylljen e këtyre tregjeve, sërish shitësit ambulantë vazhdojnë të tregtojnë produkte një pjese të mirë të të cilave nuk i dihet as origjina dhe as cilësia.