http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Agjencia e Legalizimit të Zonave Informale është duke përgatitur një kërkesë zyrtare për kryeministrin Edi Rama, i cili në cilësinë e kryetarit të këshillit kombëtar të territorit duhet të rishikojë planin rregullues vendor të Tiranës, Kamzës dhe Paskuqanit. Sipas kreut të ALUIZNI-t, 14 mijë objekte të cilat duhet të përfitonin nga procesi i legalizimeve rrezikojnë që të mos e marrin këtë çertefikatë pasi plani vendor bie ndesh me mënyrën se si është ndërtuar godina. Artan Lame thotë se në disa zona parashikohet ndërtimi i pallateve mbi 6 kate, çka çon në bllokimin e procesit të legalizimit. Sipas dy drejtorëve përgjegjës për qarkun e Tiranës edhe pse është kërkuar bashkëpunimi dhe zgjidhja e këtij ngërçi me pushtetin vendor, nuk është marrë asnjë përgjigje, dhe kjo i detyron ata që të kërkojnë një zgjidhje në KKT. Nga 36 mijë objekte informale në Tiranë rrezikohet që të mbeten pa legalizim 5 mijë ndërtesa, të përqendruara kryesisht në Kombinat dhe ish-fushën e Aviacionit.