Turizmi elitar në Gjirokastër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qyteti i Gjirokastrës është vizituar nga një grup prej rreth 120 avokatesh amerikane, anëtare te Dhomës Kombëtare te Avokatisë se Shteteve te Bashkuara. Pasi kanë ardhur ne portin e Sarandës me një krociere luksoze, avokatet amerikane i kane rezervuar një vend ne agjende edhe qytetit te gurte. Ata kane vizituar shtëpitë karakteristike dhe ndërtimet origjinale gjirokastrite. Presidenti i Dhomës Amerikane te Avokatisë, David Cleray ka theksuar se grupi i tij i përbëre nga avokatet me elitare ne Shtetet e Bashkuara, është entuziazmuar me mënyrën e nderimit, mikpritjen dhe ushqimin ne Gjirokastër. Gjirokastra është nje nder qytetet me te vizituara ne Shqipëri. Sipas kryetarit te Bashkisë Flamur Bime kjo ishte një fundjave e turizmit elitar. Pas vizitave dhe gatimeve tradicionale, vizitoret kane shijuar dhe muzikën popullore te zonës.

Free Traffic Exchange