http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkarkimi i Ardian Fullanit nga posti i guvernatorit të Bankës se Shqipërisë se bashku me shkarkimin e kryeinspektores Elivar Golemi, kanë qenë çështjet e diskutuara ne mbledhjen e grupit parlamentar të partisë më të madhe të mazhorancës. Në këtë mbledhje me dyer te mbyllura çështja ka kaluar pa diskutime, thjesht kreu i grupit te PS Gramoz Ruçi u ka kujtuar deputeteve rendësin e seancës se 18 shtatorit, kur parlamenti do te marre vendimin përfundimtar për shkarkimin e Fullanit, një jave pasi komisioni i ekonomisë miratoi kërkesën e Këshillit Mbikëqyrës. Ndërkaq ne rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama ka sqaruar heshtjen e tij ne lidhje me vendimin e gjykatës se apelit e cila vendosi si masë sigurie arrest shtëpie për Ardian Fullanin. Lideri i mazhorancës u ka kthyer përgjigje të gjithë qytetarëve që kërkonin një koment për këtë vendim te drejtësisë duke theksuar rendësin e pavarësisë se institucioneve. Seanca e së enjtes është seanca më e rëndësishme e këtij sesioni të ri pasi mazhoranca do të votojë shkarkimin e Fullanit dhe Elivar Golemit, duke i hapur rrugë emërimit te guvernatorit të ri.