Shpërthim gazi, evakuohet fshati - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Panik në fshatin Verri të Fierit. Qindra banorë kanë rrezikuar seriozisht jetën mbrëmjen e djeshme për shkak të një incidenti në puset e gazti të kompanisë ?Bankers Petroleum?. Pusi naftëmbajtës ka shpërthyer duke helmuar brenda një kohe të shkurtër atmosferën në një rreze të gjerë me gazra të dëmshëm. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes, kur pothuajse të gjithë banorët kanë qenë në shtëpi. Brenda një kohe të shpejtë, në panik ata kanë dalë nga shtëpitë dhe janë larguar të alarmuar ku kanë mundur pa ditur se kur do të kthehen. Situata e krijuar ka sjellë menjëherë brigadën e avarive në këtë pus, i cili është një prej puseve të kompanisë Bankers. Vete kompania Bankers ka pranuar incidentin e shkaktuar ne pushin B-28. Por sipas kësaj kompanie fajin e kane disa persona qe kane tentuar te vjedhin pusin e gazit. Ne njoftimin zyrtar pranohet se nëse merren masat e duhura, këto incidente mund te shmangen dhe kompania premton te ndërhyje për te parandaluar përsëritjen ne te ardhme. Gjithashtu ?Bankers Petroleum? deklaron se banoret do te kthehen ne shtëpi brenda një kohe te shkurtër, por nuk jep një afat konkret. Ndërkohë që gjatë paradites së sotme e gjithë zona është rrethuar pasi konsiderohet e ndotur. Policia ka marrë masa që të mos lejojë banorët të kthehen në shtëpitë e tyre as për të marrë sendet personale për shkak të rrezikut të lartë. Gjithnjë për shkak të rrezikut të lartë edhe shkolla ?Vasil Sota? me 250 nxënës ka ndërprerë mësimin. E ndërkohë që po punohet për të eliminuar defektin kanë nisur dhe hetimet për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e këtij incidenti të rëndë e për të mbërritur dhe te përgjegjësit ligjore.

Free Traffic Exchange