Treg për pataten e Shishtavecit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra ton patate që kultivohen në zonat e thella të qarkut të Kukësit, tashmë nuk do të mbeten stok. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë prezantimit të kësaj iniciative, ka deklaruar se me daljen në treg të patates do të ketë një rritje të nivelit ekonomik të fermerëve, por edhe zhvillim të zonës. Gjithashtu, ai ka premtuar ndërtimin e kanaleve vaditëse, për tokat ku kultivohet patatja, duke e cilësuar atë si më kualitativen në vend. Ky projekt do te shënoje nje kthese ne kultivimin, dhe tregtimin e patates se njohur te Shishtavecit, ku pritet qe prodhimi bio te shkoje ne 100 mije. Banoret e kësaj zone e kane pasur te vështire gjetjen e tregut për produktet e prodhuara. Patatja e Shishtavecit me cilësi te larte ka shkuar shpesh here dem per mungese te tregut. Në Qarkun e Kukësit, këtë vit janë mbjellë me patate 554 hektar tokë dhe pritet që prodhimi të arrijë në rreth 12 mijë ton. Gjatë vizitës në Shishtavec, është inauguruar edhe ujësjellësi i ndërtuar, i cili falë një fondi prej 2 milion dollarësh, do furnizojë me ujë 5 mijë banorët e 5 fshatrave të kësaj komune.