Blloku, takim konsultativ: Çdo komunitet në qeveri, sipas Kushtetutës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e partive të bllokut opozitar në Kosovë u takuan sërish sot për konsultime para seancës parlamentare të së enjtes. Në këtë tryezë munguan përfaqësuesit e partisë Lista Serbe, e cila ka kërkuar sqarime rreth qëndrimit të Vetëvendosjes për dialogun dhe marrëveshjen e 19 prillit 2013, e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ende nuk janë takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe për të biseduar rreth këtyre çështjeve. Ai theksoi se kjo parti, ashtu si dhe ato të komuniteteve të tjera do të kenë vendin e tyre në qeveri, sipas Kushtetutës së Kosovës. Të enjten e 18 shtatorit, është parashikuar të mbahet seanca parlamentare, e cila është vijim i asaj të 17 korrikut. Në këtë seancë pritet të zgjidhet kreu i ri i Kuvendit, që do t?i hapë rrugën krijimit të qeverisë.