Burgaj e Kuliçaj nën hetim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm Agron Kuliçaj merren zyrtarisht nen hetim. Vendimi është marre nga Prokuroria 1 muaj pas padisë se paraqitur ne Prokurori nga Ministria e Brendshme qe i akuzonte se 3 vjet me pare pas protestës se 21 janarit, shkelen ligjin duke mos iu bindur urdhrit te Prokurorisë për te ndaluar gjashte oficere te Gardës se Republikës. Sipas drejtuesve aktuale te policisë, dy ish-zyrtaret e larte shpërdoruan detyrën dhe penguan hetimet e Prokurorisë për personat e dyshuar per vrasjet e 21 janarit. Nje muaj me pare kjo dosje e zhurmshëm iu caktua prokurorit Ramadan Troci, i cili aktualisht ka nje tjetër hetim te bujshëm si çështja e Bankës se Shqipërisë, dhe per shkak te ngarkesës e ka dorëzuar këtë dosje. Prokurori i ri i çështjes është Ndiqni Tavani, i cili mësohet se është ne fazat e para te njohjes me këtë hetim. Megjithatë burime nga Prokuroria bëjnë te ditur se Tavani ka urdhëruar te sekuestrohen te gjitha praktikat si është vepruar nga ana e Policisë se Shtetit me urdhër ndalimet e nxjerra nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Madje pritet qe edhe kjo e fundit do te merret ne pyetje ne nje faze te dyte te hetimit. Megjithatë per momentin vete ish kryeprokurorja Ina Rama per Vizion Plus sqaron se ende nuk ka asnjë informacion per këtë çështje dhe nuk ka marre asnjë thirrje nga prokuroria per te dëshmuar. Sipas kallëzimit te Ministrisë se Brendshme Burgaj dhe Kuliçaj kane urdhëruar efektivet vartës te tyre te mos zbatojnë urdhrin e drejtuesit te prokurorisë se Tiranës per arrestimin e komandantit te gardës Ndrea Prendi dhe 5 komandanteve te njësive ne garde. Keto urdhra u lëshuan 48 ore pas ngjarjes se 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 demonstrues dhe u plagosen disa te tjere nga plumbat e efektiveve te Gardës se Republikës. Gjithashtu, ne kallëzimin e tyre, ministria kërkon te hetohen edhe ata prokurore, te cilet nuk ndoqën penalisht dy ish-zyrtaret e policisë, per mos zbatimin e urdhrit per arrestimin e gardisteve.