http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga akset i cili ka patur një numër jo të vogël aksidentesh është ai që lidh aeroportin e Rinasit me Fushë Krujën. Nisur nga kjo, Ministria e Transporteve ka ndërmarrë një aksion për të pajisur me sinjalsitikë të gjitha rrugët në Shqipëri duke nisur nga ato më problematiket. Gjatë një inspektimi në këtë aks ministri Edmond Haxhonasto tha se vitin që vjen fondi në buxhet për këtë qëllim do të jetë më i madh. Në vite buxheti i mirëmbajtjes së rrugëve ka marrë vlera modeste, por në fakt ky fond është po aq i rëndësishëm sa edhe ai i ndërtimit të rrugëve, pasi në shumë raste akset e dëmtuara dhe me mungesë sinjalesh bëhen burim aksidentesh.