Cilësia e miellit. 6 fabrika të mbyllura, përdorën ngjyrues - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 nga 280 fabrika mielli te kontrolluara dy muaj me pare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, janë bllokuar pasi përdornin ngjyrues ne miell, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Gjate një takimi me importues te grurit e miellit, ekspertet tërhoqën vëmendjen per te ruajtur standardet e prodhimit te bukës, pasi mund te cenojnë shëndetin e popullatës. Vete importuesit thane se mielli dhe gruri qe sjellin nga jashtë është ne cilësinë e duhur, por problemet lindin pasi ai shpërndahet ne furrat e bukës, punishtet e brumërave apo fabrikat me te vogla. Specialistet e autoritetit kombëtar te ushqimit thane se do te vijojnë analizat laboratorike për te zbuluar nëse tek mielli ndodhen elemente te rrezikshëm si gluteni apo hiri.

Free Traffic Exchange