Berisha dhe Basha kundër arrestimit të Fullanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen njëjavore për arrestimin e guvernatorit te Bankës se Shqipërisë Ardian Fullani duke akuzuar kryeministrin Rama per hakmarrje personale. Ish-kryetari i demokrateve nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverise duke u pozicionuar hapur kundër futjes ne burg te Fullanit. Duke theksuar se mbështet hetimin e plote te vjedhjes se parave ne Bankën e Shqipërisë, Berisha ka deklaruar se arrestimi i guvernatorit është vetëm nje akt politik. ?Arrestimi Guvernatorit Fullani një akt stalinist, i një shteti policor dhe një klike mafioze të cilën e dënoi me ashpërsi të madhe. E di që mund të këtë qytetarë që nuk e pëlqejnë këtë deklaratë. Por atyre që nuk e pëlqejnë si duhet të dukej para që tu arrestonin pa e pyetur për emrin. Kjo ndodh në shtete dhe klika policiske. Kam kërkuar dhe kërkoj hetim të gjithënashmë, të të gjithë atyre që janë nën banke, të lidhur apo të palidhur me akte të shëmtuar?. Ish-kryeministri ka sulmuar edhe nje pjese te anëtareve te këshillit mbikëqyrës, duke e cilësuar te pavlefshëm vendimin per shkarkimin e Fullanit nga posti i guvernatorit. ?Shkarkimi nga bordi është nul. Guvernatori shkarkohet dhe ka procedurë ligjore. Atë e bën kryeministri, i cili ka tagër ligjor për të bërë pezullimin dhe parlamenti por jo kurrë bordi në mungesë pa e dëgjuar asnjë fjalë dhe me një terroriste çekiste si Ermelinda Meksi e cila thoshte ose ovotni ose unë do dal të themnm këtë e këtë mediave dhe tre rrethimeve policore përreth. Këto janë skenare të viteve ?70?. Por edhe pse ish-lideri i opozitës Berisha është kujdesur te theksoje se qëndrimi ne lidhje me Fullanin është personal, kryetari i demokrateve Basha konfirmoi te njëjtin pozicion ne lidhje me Bankën e Shqipërisë. Qe prej shpërthimit te skandalit te vjedhjes se 713 milionë lekeve ne thesarin e bankës, Partia Demokratike eshte shfaqur disa here publikisht ne mbrojtje te Guvernatorit Fullani.