Kosovë, blloku opozitar: Veprim i papranueshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blloku i partive opozitare në Kosovë e cilësoi të papranueshëm vendimin e deputetes Flora Brovina për shtyrjen e seancës parlamentare, e cila ishte parashikuar për këtë të premte. Sipas kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, me këtë veprim drejtuesja e seancës konstituive Brovina i ka shërbyer vetëm PDK-së.Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Deputetja Flora Brovina njoftoi pasditen e së enjtes shtyrjen për javën e ardhshme të seancës parlamentare, e cila është vijim i asaj të 17 korrikut. Në këtë seancë, palët do të tentojnë të zgjedhin kryetarin e ri të kuvendit.

Free Traffic Exchange