Zgjerohen hetimet për Fullanin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria zgjeron hetimet ndaj ish guvernatorit Fullani, duke përfshire edhe shpenzimet e firmosura nga ai vitet e kaluara, te cilat dyshohet se janë kryer ne mënyre abuzive. Burime nga organi i akuzës thane se janë ne pritje te raportit te dyte te Kontrollit te Larte te Shtetit, i cili ka vene re shkelje edhe tek shpenzimet qe Fullani ka bere ne selinë e bankës. Behet fjale per nje shtese qe i është bere godinës ekzistuese te bankës, e cila ka kushtuar miliona dollarë. Por megjithëse nga prokuroria i është drejtuar dy here me shkrese zyrtare këtij institucioni, ende KLSH nuk ka vene ne dispozicion te organit te akuzës materialin ne fjale. Ky material duket se ka qene dhe objekt i bisedës ne takimin e fundit qe ish guvernatori ka patur pak dite para arrestimit me kreun e KLSH-se Leskaj. Ndërkohe grupi hetimor po kalon ne site edhe veprimtarinë e Elisabeta Gjonajt, tashme guvernatore ne detyre.Sipas burimeve nga grupi hetimor gjoni ka qene përgjegjëse per nxjerrjen e urdhrave te ekzekutimit te parave, te cilat ne disa raste i ka vonuar. Burime nga grupi hetimor bëjnë te ditur se hetimet janë voluminoze, ndërsa pritet te rimerren edhe nje here ne pyetje te gjithë te akuzuarit. E vetmja qe nuk eshte marre ne pyetje deri ne keto momente është kryinspektorja Elivar Golemi, i cila ndodhet ne seksionin e grave te paraburgimit 313 ne kryeqytet. Te pandehurit e tjerë përveç Ardian Bitrajt nuk kane pranuar te japin asnjë shpjegim para prokuroreve duke mohuar akuzën, ndërsa ish-guvernatori Fullani eshte shprehur se te do te flasë ne një moment te dyte pasi te njihej me te gjitha provat.