http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para mbajtjes së seancës konstituive ku do të zgjidhet kreu i ri i Kuvendit të Kosovës, shtohen zërat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për një koalicion të përbashkët me LDK-në. Numri dy i kësaj force politike Bajram Rexhepi ka bërë ftesë publike për partinë e Mustafës për një pakt bashkëqeverisje. Ai shprehet se është pro një koalicioni të qëndrueshëm. Ftesa per bashkëqeverisje vjen para zgjedhjeve të kreut të Kuvendit të Kosovës, pas rrëzimit të Mustafës nga Gjykata Kushtetuese. Por pavarësisht thirrjeve publike të PDK-së blloku opozitar zyrtarizoi koalicionin me baze te gjere me Vetëvendosjen dhe listën serbe. Te premten mbahet seanca konstituive. Deputet e parlamentit te Kosovës do te votojnë kandidaturën e juristit Arsim Bajrami per postin e kryetarit te kuvendit. Zgjedhja e kryeparlamentarit i hap rruge mandatitmi nga ana e presidentes te kandidatit te PDK-se per formimin e qeverise se re ne Kosovë.