Të plotësohet bordi i bankës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi duhet që të nisë menjëherë plotësimin e vendeve vakante të mbetura në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Profesorët e ekonomisë thonë se tashmë po rrezikohet kuorumi i mbledhjeve të bordit. Sherif Bundo thotë se Banka e Shqipërisë funksionon dhe drejtohet nga bordi, në këto momente nëse mungon qoftë edhe një anëtar atëherë ky institucion nuk ka më fuqi vendimmarrëse. Nga ana tjetër Bundo thotë se ligji i ri që kuvendi po përgatit për Bankën e Shqipërisë duhet që të ndajë njëherë e mirë funksionin e kontrollit nga ai i drejtimit. Sipas tij Guvernatori duhet të jetë drejtor ekzekutiv i bankës, por jo edhe kryetar i këshillit, ai shumë mirë mund të jetë anëtar. Ndryshime duhet të ketë edhe te pjesa e sistemit të auditit, nga kjo ngjarje duhet të nxjerrim mësim dhe t?i japim më shumë pavarësi kontrollit të brendshëm në bankë. Për profilin e guvernatorit të ri Sherif Bundo thotë se kreu i një institucioni kushtetues nuk duhet të jetë kurrsesi shtetas i huaj. Nga ana tjetër procedurat e Parlamentit kërkojnë që të mblidhet konferenca e kryetarëve që të futë në rend dite këtë shkarkim dhe më pas të hidhet për votim në Parlament. Burime pranë Komisionit të Ekonomisë thonë për Vizion Plus se ka nisur puna për përgatitjen e ligjit të ri, ndërsa emergjente kanë plotësimin e vendeve të mbetura bosh në bord.

Free Traffic Exchange