http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ketë vit shkollor policia e kryeqytetit do te aplikoje masa shtese për sigurinë e nxënësve ne institucione te arsimit parauniversitar. Kreu i Policisë se Tiranës deklaroi se duke filluar nga 15 shtatori, pranë shkollave nuk do te lejohen parkimet dhe as shitësit ambulante qe tregtojnë produkte te pakontrolluara. Këto deklarata u benë e gjate një takimi te krerëve te policisë me drejtuesit e arsimit te thirrur nga Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. Ky i fundit kërkoi te monitorohen me rreptësi ambientet përreth shkollave. Vëmendje dhe kontroll te veçante do te ketë ndaj gjimnazeve për te parandaluar hyrjet e mundshme te gjimnazisteve me arme apo sende te forta. Drejtues te policisë dhe Drejtorisë Arsimore kërkuan bashkëpunimin e prindërve për te raportuar ndaj çdo situate te papritur ne shkolla. Ashtu si çdo vit, dita e pare e shkollës ne Tirane, përveç fluksit dhe mbingarkesës ne klasa pritet te shkaktoje trafik ne rrugët e kryeqytetit.