LDK, AAK e Nisma firmosin me Vetëvendosjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koalicioni paszgjedhor i partive opozitare në Kosovë, zyrtarisht zgjerohet edhe me lëvizjen Vetëvendosje. Krerët e partive në fjalë nënshkruan sot marrëveshjen e re, që sipas tyre ka për qëllim zhvillimin e shtetit. Sipas këtij pakti, dialogu me Serbinë është përgjegjësi e qeverisë së ardhshme dhe ajo do të emërojë për këtë proces një përfaqësues nga radhët e Vetëvendosjes. Pakti mes këtyre forcave politike arrihet vetëm dy ditë para seancës kuvendore të së premtes, kur pritet të zgjidhet kryeparlamentari i ri i Kosovës. Vetëvendosje ka paralajmëruar se për formimin e qeverisë do të nevojitet një marrëveshje e re mes palëve.

Free Traffic Exchange