Rritet sasia e CO2 në atmosferë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emetimi i dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur në nivele rekord gjatë 2013-ës. Të dhënat e reja tregojnë se gazi karbonik, i dëmshëm për organizmin e njeriut është shtuar me ritmin më të shpejtë, që prej vitit 1984.Organizata Botërore e Meteorologjisë njofton se kjo çon në nevojën për një reagim për ruajtjen e klimës në glob. Gjysma e dioksidit të karbonit në atmosferë emetohet nga detet, pemët e bimët si dhe qeniet e gjalla përmes frymënxjerrjes. Ndërsa pjesa tjetër është pasojë e zhvillimeve të vrullshme industriale. Për momentin, në ajër shkarkohet 42 për qind më shumë gaz karbonik se në vitin 1750, para se të niste revolucioni industrial.Sidoqoftë, vlerësohet se mesatarja e temperaturave globale nuk është shtuar, pavarësisht rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit. Kjo i bën shkencëtarë që të mendojnë se për momentin, ngrohja globale është frenuar.

Free Traffic Exchange