SHBA për Kosovën: Ngrini institucionet e reja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin palët në Kosovë për formimin sa më parë të institucioneve të reja, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Zëri i Amerikës raporton se përmes një deklarate, qeveria e SHBA-së përshëndet përparimin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë organizimin e zgjedhjeve, shtimin e njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe përpjekjet kundër ekstremizmit. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë shumëkombëshe. Por SHBA nuk do të ndërhyjë në këtë proces. Kjo u konfirmua edhe nga ambasadorja e Uashingtonit në Prishtinë, Trejsi Xhekobson. Të premten, më 12 shtator në kuvendin e kosovës do të vijojë seanca konstituive e ndërprerë më 17 korrik. Palët do të tentojnë që gjatë kësaj seance të zgjedhin kreun e ri të parlamentit.

Free Traffic Exchange