http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Falë një aksioni blic policia italiane ka mundur të asgjësoj një grup shqiptar të cilët kishin ngritur një laborator droge në lagjen Basanelo ne qendër të qytetit të Padovas. Gjatë këtij operacioni që është kryer ditën e shtunë, por të njoftuar sot nga policia, janë ndaluar dy shtetas shqiptar, 25-vjeçari Fatjon Muça dhe një minoren. Nga kontrolli në banesë policia zbuloi se ajo shërbente si laborator droge. Në të janë sekuestruar 35 kilogram heroinë dhe 60 kilogram lëndë përzierëse, që kapin një vlerë prej rreth 7 milionë eurosh. Forcat e policisë kanë arritur të sekuestrojnë dhe makineri përpunimi të heroinës, peshore dhe një pajisje për ambalazhim. Në këtë apartament policia arriti të sekuestroijë dhe 25 mijë euro. Sikurse bën me dije gazeta ?Padova Oxhi?, policia arritur të zbulojë grupin shqiptar nga zhurma e makinerive të përzierjes dhe përpunimit të lëndës narkotike. Sikurse bëjnë me dije forcat e rendit operacioni i antidrogës në Padova vijon. Mendohet se ka dhe persona te tjerë, pjesë e këtij grupi.