Aromë tradite në Butrint - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një nder turistet e huaj qe teksa ka zgjedhur te vizitoje Butrintin, ka patur rastin te shijoje dhe gatimet tradicionale te zonës se Ksamilit. Butrinti, ky destinacion i preferuar sidomos për vizitoret e huaj, këto dite ka sjelle elemente shume tërheqës, përmes panairit te kulinarise tradicionale te titulluar arome tradite ne Butrint. Ne panair mund te gjesh gatime te çdo krahine te jugut, qe nga zona e Çamërisë, e deri ne Dropull, madje nuk ka munguar as petaniku i Labërisë, e bakllavaja. Grupe turistësh të huaj, anglezë, çekë, polakë, rusë, hungarezë,etj, kane shijuar e vlerësuar shume nga gatimet tradicionale. Panairi duket se e ka përmbushur misionin e tij. Drejtuesit e Parkut te Butrintit thonë se ndonëse jemi ne mbyllje te sezonit, do te zhvillojnë edhe aktivitete te tjera per tërheqjen e vizitoreve, vendas e te huaj.