“Ende pa pakt me Vetëvendosjen” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e partive LDK, AAK dhe Nisma në Kosovë, pjesë e koalicionit paszgjedhor, thanë pas takimit më të fundit se ende nuk kanë një marrëveshje bashkëpunimi me Vetëvendosjen. Megjithatë, ata u shprehën optimistë për një marrëveshje, parimore me këtë forcë politike. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustafa u ndal edhe te mundësia e rrjedhjes së votave të deputetëve, në favor të PDK-së, siç përflitet në Prishtinë. E premtja e 12 shtatorit është caktuar si dita kur do të vijojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre më 17 korrik. PDK, si forca që mori numrin më të madh të deputetëve, ka marrë nga Gjykata Kushtetuese të drejtën për të tentuar zgjedhjen e kryeparlamentarit. Por kjo parti, nuk i ka votat për momentin. Mendohet se ajo do të provojë që votimi të kryhet i fshehtë, me shpresën e rrjedhjes së votave nga kampi i koalicionit opozitar.

Free Traffic Exchange