http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas zhbllokimit te buxhetit te Bashkisë se Tiranës nga Gjykata e Apelit, ka rifilluar puna per zhvillimin e projekteve te planifikuara. Një prej tyre është edhe ai per rikonstruktimin dhe rehabilitimin e varrezave te Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo ka pare punimet ne këto varreza, nga ku ka akuzuar serish kryeministrin rama për bllokim. Projekti per rehabilitimin e varrezave te Tuifines dhe Sharrës kap vlerën e 3 milion dollarëve. Pjese e projektit janë zgjerimi i sipërfaqes si dhe ndërtimi i varreve murale. Ne fund te punimeve sipas Bozdos varrezat do te jene te pajisura me ndriçim, rruge te brendshme si dhe rrethim te jashtëm.