Bordi shkarkon Fullanin, debate të forta për stabilitetin financiar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shkarkon nga detyra guvernatorin Ardian Fullani. Ajo që nuk u bë një muaj më parë pas dy kërkesave nga i vetmi zë kritik në këshillin mbikëqyrës Ermelinda Meksi, ndodhi mbrëmjen e të shtunës në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga zëvendës guvernatorja e parë Elizsabeta Gjoni.Këshilli vendosi me 5 vota pro shkarkimin e Fullanit dhe zëvendësimin e tij nga znj. gjoni, e cila automatikisht e merr këtë detyrë në bazë të ligjit për bankën e shqipërisë. Në orën 19:00, 6 anëtarët e mbetur të bordit të bankës qendrore janë mbledhur në zyrat që ndodhen pranë ?medresesë? dhe pas katër orësh debate kanë vendosur shkarkimin e guvernatorit në bazë të nenit 47, i cili thotë që çdo anëtar i bordit përfshirë dhe guvernatorin shkarkohet me shumicë votash nga këshilli nëse gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cënuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë. Mësohet se mbledhja ka zgjatur 4 orë dhe është shoqëruar me debate të forta, si për çështjen e heqjes së detyrës për Fullanin ashtu edhe në marrjen e masave nga ana e këshillit për të mos rrezikuar stabilitetin financiar të vendit. Shkarkimi i guvernatorit është kërkuar nga tre anëtarë: Ermelinda Meksi, Ardian Civici dhe Ela Golemi. më pas në unanimitet të gjithë kanë votuar që postin të marrë zv/guvernatorja Gjoni, por kjo e fundit nuk ka votuar. Burime konfidenciale brenda këshillit thanë për Vizion plus se ka patur përplasje të shumta në pikën e katërt të rendit të ditës, pikërisht ajo që ka të bëjë me masat që duhet të merren tashmë per ruajtjen e stabilitetit financiar. Të njëjtat burime thonë se në vijim do të kërkohet edhe ndihma e fondit monetar ndërkombëtar në mënyrë që ngjarja e arrestimit të guvernatorit të mos japë impakt negativ në ekonomin. Në fund të mbledhjes këshilli mbikëqyrës nxorri një deklaratë ku këshilli garanton qytetarët se do të bashkëpunojë me kuvendin dhe organet e tjera që ngjarja e rëndë e vjedhjes së 713 milionë lekëve të zbardhet deri në fund dhe institucionit të bankës t?i rikthehet imazhi i mëparshëm. Këshilli Mbikëqyrës, siguron publikun dhe autoritetet e vendit që po ushtron funksionet e tij me përgjegjshmërinë më të lartë. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë do të vijojë të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me organet e zbatimit të ligjit, në mënyrë transparente dhe profesionale, me dëshirën për të zbardhur ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht përgjegjësitë e të gjithë personave të marrë nën hetim. Tashmë verdiktin final për shkarkimin e guvernatorit Fullani duhet ta japë parlamenti. Ardian Fullani formalisht vijon të mbetet guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Free Traffic Exchange