Shkatërrohen lojërat e fatit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
906 Pajisje të konfiskuara nga njësia e lojërave të fatit janë shkatërruar, duke e çuar në 1500 numrin e këtyre makinerive të sekuestruara për këtë vit. Në total Ministria e Financave ka arritur që të arkëtojë 90% më shumë të ardhura se një vit më parë nga ky sektor, i cili ishte një nga degët me evazionin më të madh në ekonomi. Rezultate pozitive kemi edhe në mbledhjen e të ardhurave, ku në muajt e fundit, regjistrojnë rritje me 80-90%. Deri tani janë gjobitur 46 subjekte, ku vlera totale e gjobave arrin në 240 mijë dollarë. Këto rezultate vijnë, jo më si pasojë e aksioneve masive, të cilat sollën stabilizimin e tregut, por e goditjes së përqendruar në pikat e lojërave të fatit në çdo qoshe të vendit, të cilat ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjinTashmë Ministria e Financave po përgatit edhe një ligj të ri i cili do të risistemojë mbikëqyrjen e lojërave të fatit. Brenda këtij muaji ligji do të jetë gati dhe si qëllim kryesor do të ketë reduktimin e numrit të subjekteve që licencohen në këtë fushë duke rritur kontributin që ato japin për të marrë një leje dhe duke rritur po ashtu masën e taksimit.