Guvernatori në detyrë, deri sa të vendosë Gjykata - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimi i Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë nuk prek stabilitetin financiar të vendit, madje rikthen besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Ish anëtar i komisionit të ekonomisë Selami Xhepa thotë se si mbikëqyrja e bankave dhe po ashtu edhe depozitat e qytetarëve nuk rrezikohen aspak, pasi tashmë administrimin e bankës e merr zëvendësguvernatori i parë, znj. Elisabeta Gjoni. Xhepa thotë se ligji për Bankën e Shqipërisë nuk parashikon asnjë situatë kaosi e cila penalizon funksionimin administrativ të Bankës Qendrore. Për Selami Xhepën ligji për Bankën e Shqipërisë i përcakton qartë momentet kur duhet të shkarkohet guvernatori, por për të tashmë që vetë guvernatori Ardian Fullani është nën hetim, moralisht duhet të jepte vetë dorëheqjen. Aktualisht Ardian Fullani është ende guvernator i Bankës se Shqipërisë. Ai mbetet ne këtë detyre deri sa te marre një vendim te formës se prere ne Gjykate. Nëse ai nuk jep dorëheqjen, atëherë mënyra e dyte per ta larguar është shkarkimi i tij. Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë guvernatori shkarkohet në bazë të nenit 47 ku nëse dënohet nga gjykata për kryerjen e një vepre penale pezullohet nga këshilli i ministrave dhe më pas me shumicë votash parlamenti e shkarkon. Një rrugë tjetër është ku këshilli mbikëqyrës voton me shumicë të thjeshtë shkarkimin e tij dhe më pas e çon sërish për votim në parlament. Bordi i bankës nis procedurat e shkarkimit edhe me argumentin e thyerjes së etikës, por edhe pse një kërkesë e tillë është bërë nga anëtarja Ermelinda Meksi deri më sot ka rezultuar se asnjë nga anëtarët nuk ka votuar kundër guvernatorit Fullani.

Free Traffic Exchange