Ramadan Troci, hetuesi i “dosjeve të mëdha” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është prokurori Ramadan Troci i cili brenda pak kohësh ka tërhequr mbi vete prozhektorët duke u komentuar si një prej protagonistëve në sistemin e drejtësisë. Të premten në mbrëmje ai firmosi urdhrin për arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani një gjest ky i guximshëm dhe që u përkthye nga shumëkush si sinjali i parë se drejtësia ka ndryshuar kurs: tashmë sistemi i pandeshkueshmërisë nuk ekziston më. Fullani ishte vetëm fletë-arresti numër 19 në listën e të akuzuarve për këtë skandal. Ndërsa personi që kryeson hetimet është Prokurori Ramadan Troci 36 vjeç, nga Dibra. Ai aktualisht punon në njësinë task force antikorrupsioni në Prokurorinë e Tiranës. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Më herët Troci ka punuar si prokuror i sektorit të vrasjeve në linjën nr.1 të Prokurorisë së Tiranës. Ramadan Troci punon në Prokurorinë e Tiranës që prej muajit prill të vitit 2012, ndërsa më herët ka qenë prokuror në Bulqizë. Që nga orët e mbrëmshme në mediat sociale flitet mjaft për të, në blogje ai cilësohet deri dhe si ?heroi i shqiptarëve?, njeriu që bëri të rrezohej miti i të paprekshmit. Por ky urdhër arrest nuk është i vetmi për Prokurorin Troci. Pak kohe me pare ishte i njëjti prokuror qe firmosi urdhër arrestin për ish-drejtorin e INUK Zyhdi Dajti, ndërsa ka ne dore çështje te rëndësishme si refuzimi i urdhër arresteve për 21 janarin ku janë te akuzuar ish-drejtori i policisë se Tiranës Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësi i tij Agron Kuliçaj. Për Prokurorin e Tiranës që me arrestimet e fundit ka dalë në qendër të vëmendjes, tani duket se ka nisur sfida e vërtete. Akuzat u formuluan?arrestimi u krye? Tani akuza duhet provuar ne gjykatë që fajtorët të dënohen.

Free Traffic Exchange