Thaçi: Ne formojmë qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i PDK-së, kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet i sigurt se partia e tij do të arrijë të zgjedhë kryetarin e Kuvendit më 12 shtator e madej edhe qeverinë. Thaçi deklaroi për mediat në Prishtinë se PDK do të jetë forca që do të mandatohet nga Presidentja për formimin e kabinetit të ri dhe këtë do ta arrijë që në tentativën e parë.?Do t?i bëjmë votat që në tentimin e parë. Për këtë nuk ka dyshim?, ka thënë Thaçi, por pa sqaruar se si do ta arrijë këtë. Aktualisht, PDK ka vetëm 37 deputetë nga 61 vota që i nevojiten për krijimin e qeverisë. Ndërsa, partitë tjera kanë 83 deputetë. Në seancën e fundit të 17 korrikut, PDK dështoi të zgjedhë kryeparlamentarin, i cili u zgjodh nga blloku opozitar LDK, AAK dhe NISMA. Por zgjedhja e Isa Mustafës u cilësua në kundërshtim me Kushtetutën nga ana e gjykatës. Seanca konstituive pritet të vazhdojë të premten e ardhshme për të parë nëse do të përsëritet skenari i seancës së parë.