http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri ka inspektuar punimet per ndërtimin e rrjetit 110 kilovolt te jugut te Shqipërisë. Sipas kreut te energjetikes, ky investim synon rritjen e cilësisë se furnizimit dhe uljen e humbjeve ne rrjet. Ministri i Energjetikes ka inspektuar edhe nënstacionin e Zemblakut dhe linjën Erseke-Përmet, ndërsa ka theksuar rendësinë se te tjera investime do te bëhen ne rrjetin energjetik për përmirësimin e furnizimit.