Ministria apel për sëmundjen e “gjuhës blu” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sëmundja e ?gjuhës blu? tek bagëtitë është kthyer në një problem shqetësues për blegtorët e Korçës. Zyrtarisht deri tani në këtë qark numërohen mbi 150 bagëti të ngordhura nga kjo sëmundje por blegtorët thonë se numri i tyre është edhe më i madh. Ata kërkojnë me urgjencë ndihmën e shërbimit veterinar për ta izoluar këtë sëmundje. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shkuar në fshatin Kamenicë ku ka parë nga afër një stallë të bagëtive të imëta të prekura nga kjo sëmundje. Ai i ka këshilluar blegtorët të vecojnë delet e sëmura dhe të groposin bagëtitë e ngordhura ndërsa ka kërkuar prej tyre të mos ta shesin mishin e bagëtive të infektuara. Ai i ka siguruar blegtorët se një grup pune është ngritur në drejtorinë rajonale të Korçës për të bërë verifikimet e mundshme mbi dëmet e shkaktuara nga Gjuha Blu. Çdo blegtor do të dëmshpërblehet sipas tij nga humbjet e shkaktuara nga infeksioni.