Prokurori i Tiranës Petrit Fusha, në një prononcim të shkurtër dhënë për gazetarët ka deklaruar se hetimet për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë po shkojnë drejt fundit dhe se prokurorët do të marrin në pyetje të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen.