http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çudirat me arsimin e larte ne Shqipëri nuk mbarojnë! Nje pjese e studenteve te 18 universiteteve te mbyllura nga ministria e arsimit, janë me 9-klase shkolle. Burime nga dikasteri i arsimit bëjnë te ditur per Vizion Plus, se hyrja e tyre ne shkollat e larta private kundrejt pagesës eshte bere pa diplomën e shkollës se mesme. Ende nuk dihet se sa është numri i këtyre personave qe vetëm me arsimin 9-vjeçar sot janë studente ne deget e mjekësisë, drejtësisë apo ekonomikut. Madje këta studente tashme gëzojnë edhe mundësinë per te transferuar studimet nga universitet e mbyllura ne ato publike. Por, rektori i Dhori Kule deklaron se te gjithë studentet e shkollave te mbyllura qe synojnë universitetin e Tiranës do t?i nënshtrohen disa rregullave. Ata qe nuk e kane diplomën e shkollës se mesme nuk do te pranohen ne universitetin e Tiranës. Ndërsa, per te tjerët nota mestare e shkollës se mesme do te jete kriteri kryesor qe do te përcaktoje nese studentet do te ndjekin sistemin me kohe te plote apo ate part time. E nëse studentet e kalojnë testin e pare, ate te notes mestarë do t?i nënshtrohen nje te dyti, ekuivalentimit te programeve. Nese lendet e dhëna ne privat nuk përputhen me ato ne universitetin e Tiranës, studentet do te japin provime shtese. Rreth 3 mije te rinj te universiteteve te mbyllura private kane shprehur dëshirën për te transferuar studimet ne fakultet e Tiranës, kryesisht ne degën e ekonomikut, informatikës, drejtesise dhe shkencave sociale. Ndërkohë, grupet e punës te ngritura nga universiteti i Tiranës jane ne pritje te dosjeve nga Ministria e Arsimit, për te shqyrtuar numrin e kërkesave dhe mundësitë e pranimit. Pak dite me pare, tre universitetet kryesore, ai i Tiranës, Mjekësisë dhe Politeknik pas një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit ranë dakord per te pranuar 6 mije studentet e universiteteve te mbyllura, ku me sa duket per regjistrimin e tyre nuk është mjaftueshme vetëm dosja.