http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria e Maqedonia vendosin nje nivel të ri bashkëpunimi ne luftën kundër terrorizmit fetar dhe etnik. Për këtë qellim ka mbërritur ne Tirane dhe Ministrja e Brendshme e këtij shteti Gordana Jankulovska. Dy ministrat ranë dakord qe te ngrihen grupe te përbashkëta pune per te analizuar problematikat lidhur me krimin e organizuar. Ky bashkëpunim midis Shqipërisë e Maqedonisë do te përfshije edhe bashkëpunimin policor gjate sezonit veror . Ky protokoll i nënshkruar hyn ne fuqi vitin e ardhshëm.